United shkëlqen me Carrick, fitore spektakolare ndaj Arsenalit

Manchester United arrin të marrë një fitore spektakolare 3-2 ndaj Arsenalit, në ndeshjen e vlefshme për javën e 23-të të Premier League, e zhvilluar këtë të diel në stadiumin “Emirates”.

Arsenal kaloi i pari në avantazh në minutën e 30-të, kur një top arriti te Odegaard brenda zonës, dhe goditja e tij u devijua nga Lisandro Martinez, i cili në mënyrë të pakujdesshme e dërgoi në portën e tij.

Në minutën e 37-të, Manchester United barazoi shifrat me Bryan Mbeumo, pas një gabimi në mbrojtje. Vetëm në fillim të pjesës së dytë, në minutën e 51-të, Patrick Dorgo realizoi golin e avantazhit për të kuqtë me një goditje shumë të bukur.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në minutën e 84-të, Arsenal barazoi sërish rezultatin përmes Mikel Merinos. Për të vendosur fatin e ndeshjes, Manchester United shënoi golin e tretë në minutën e 87-të me Matheus Cunha.

Swiss Digital Mobile Reklama

Me këtë rezultat, Arsenal mbetet në krye të renditjes me 50 pikë, katër pikë më shumë se Manchester City në vendin e dytë, ndërsa Manchester United ngjitet në kuotën e 38 pikëve, në vendin e katërt.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?