United s’ka festë edhe nëse fiton Europa League, por vetëm një barbecue

Sezoni i Manchester United është cilësuar si një ndër më të dobëtit në historinë e klubit, pavarësisht mundësisë për të fituar Europa League në finalen e 21 majit kundër Tottenham. Me vetëm 39 pikë në 36 ndeshje në Premier League, “Djajtë e Kuq” kanë zhvilluar një kampionat katastrofik që ka zhgënjyer thellë tifozët.

Sipas asaj që raporton The Times, aksioneri Jim Ratcliffe ka vendosur që, edhe në rast fitoreje në Bilbao, nuk do të ketë asnjë paradë festimi në qytet. Vendimi vjen për shkak të performancës së dobët të ekipit gjatë sezonit, që nuk e justifikon një festë madhështore. Në vend të kësaj, lojtarët do të mblidhen në një barbecue simbolik në qendrën stërvitore, si mënyrë modeste për të mbyllur sezonin.

Në të kundërt, Tottenham, i cili ndodhet në një pozicion të ngjashëm në tabelë, ka planifikuar një paradë të madhe në Londër në rast fitoreje, pasi do të ishte trofeu i parë për ta pas 17 vitesh pritje. /Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?