Urdhër i qeverisë së Kosovës: Momenti kur polici kthen mbrapsht skuadrën serbe (VIDEO)
Mediat serbe e kanë publikuar një video ku shihet drejtori i përgjithshëm i Crvena Zvezdas, Zvezdan Terzic teksa kthehet mbrapa nga një polic i Kosovës në pikën e kufitare në Jarinje.
Crvena Zvezda ishte nisur në drejtim të Kosovës për të tentuar hyrjen brenda territorit tonë për të zhvilluar ndeshjen ndaj klubit ilegal serb, Trepça, në Zveçan, por u kthyen mbrapa nga Policia e Kosovës.
I pari që tentoi të kalonte kufirin mes Serbisë dhe Kosovës ishte drejtori i përgjithshëm i Crvena Zvezdas, Terzic, i cili kaloi pjesën e pikës serbe me lehtësi.
Terzic ishte ai i cili u ofrua tek pika kufitare me veturën e tij të hynte para autobusit, por përgjigja e policisë së Kosovës ishte negative.
Policia e Kosovës ia kërkoi fillimisht dokumentet, pastaj ia kumtoi lajmi se ai e ka te ndaluar hyrjen në Kosovës, me ç’rast u detyrua të kthehet pas.
Faqja serbe Telegraf.rs ka kapur momentin kur polici i Kosovës i thotë Terzicit që nuk mund të kalojë kufirin.
Ai e pyeti për arsyen, ndërsa polici iu përgjigj thjeshtë, se ky është urdhër i Qeverisë së Kosovës.
Në videon e mësipërme mund të ndiqni dialogun mes tyre.