Uzuni: Granada më zgjodhi prej 21 golave, me Ferencvaros është vetëm një mirupafshim

Myrto Uzuni bëri hapin e madh në karrierën e tij duke u transferua në La Liga te skuadra e Granadas. Kjo lëvizje bëri të mundur edhe realizimin e një ëndrre të sulmuesit të talentuar. Një eksperiencë e kaluar bukur te skuadra hungareze, ku në një kohë të shkurtër u kthye në një nga lojtarët kryesorë të kampionëve hungarez, teksa u kthye edhe në idhullin tifozëve. Në një intervistë për “Nermzetisoport”, sulmuesi beratas ka folur për kalimin e tij te Granada, ndërsa ka dhe një premtim për ekipin hungarez.

“Është e vështirë ta shpjegosh. Por e di shumë mirë, që ditën e parë që erdha në Hungari, doja që të transferohesha në një kampionat më të mirë. Ky ishte objektivi im. Nuk tallem kur them se e dija që në fillime se çfarë doja të arrija. Rrija pas stërvitjes, bëja stërvitje shtesë, sepse e dija që suksesi vjen pas një pune të madhe. Nuk ishte e lehtë kur shkoja në shtëpi pasdite, kisha nevojë për pushim, që të arrija formën optimale. Çelësi i suksesit është puna dhe kjo varet nga mentaliteti.

Të premten, menaxheri më telefonoi dhe më tha se kishte ofertë nga një klub spanjoll. Çdo gjë rrodhi shumë shpejt. Atë ditë diskutuam tek Ferencvarosi dhe të dielën isha rrugës për te Granada. Ata paguan këtë shumë, duke treguar se sa më donin. Më vonë mësova se kishin 1 vit e gjysmë  që më ndiqnin. Kishin parë ndeshjet e mia disa herë, nuk më blenë kot.

E dinin se çfarë lojtari isha dhe se çfarë presin prej meje. Sigurisht, që edhe sezoni im ka qenë shumë i mirë. 21 golat e shënuar në 30 ndeshjet i kanë bindur më shumë. Ndihem në formë dhe kjo i ka bindur vëzhguesit e Granadas. U bashkova me një skuadër të re dhe ambicioze. Pasi shkova aty, kreva vizitat mjekësore të dielën. Të hënën firmosëm dokumentet, ndërsa të martën zbrita në fushë.

Ëndërroja që të luaja në ligat kryesore që kur isha fëmijë. La Liga dhe Premier League janë dy kampionatet më të forta në botë, jam krenar që jam pjesë e kampionatit spanjoll. Mbaj mend kur isha fëmijë dhe kisha idhuj Cristiano Ronaldon dhe Lionel Messin. Kam posterat e tyre në telefon. Më vjen keq që asnjëri nuk luan në Spanjë tani, por ka shumë lojtarë të tjerë cilësore që më presin mua. Duhet të stërvitem akoma më shumë, pasi më pret një sfidë e vështirë.

 

Kalova 19 muaj në Budapest dhe ndihesha si në shtëpi që në momentin e parë. Në klub më bënë të ndihem i rëndësishëm dhe bëra shumë shokë. Tifozët e Ferencvarosit janë fantastikë. I dëgjoj akoma tani, kur thërrasin emrin tim. U detyrohem një falënderim të madh. Ndjej që kjo nuk është një lamtumirë, por një mirupafshim. Do të rikthehem sërish te Ferencvárosi. Ju premtoj”, deklaroi sulmuesi kuqezi.

 

SHKARKO APP