Uzuni i dhuron kualifikimin historik Laçit në Europa League (VIDEO)

Laçi ka arritur një kualifikim historik për në turin e dytë në Europa League, pasi ka fituar sfidën e kthimit ndaj Anorthosis në shifrat 1-0. Një gol i shënuar nga Myrto Uzuni dy minuta nga fundi i kohës së rregullt i ka mjaftuar ekipit të Prengës për të përmbysur humbjen 2-1 në Qipro.

Sfida ishte e barabartë, me skuadrën kurbinase që ishte më aktive duke vendosur në vështirësi miqtë me Hoxhollarin. Sfida u vendos në fundin e ndeshjes, Sefgjini krosoi në zonë për Uzunin, i cili devijoi mjaft mirë topin me kokë, duke i dhuruar golin e fitores dhe të kualifikimit ekipit të tij.

Në turin tjetër kurbinasit do të përballen me fituesin e çiftit Molde-Glenavon./Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?