Uzuni i përlotur: Futbolli të dënon, kishim luftuar shumë për këtë ditë

Zhgënjimi pas eliminimit nga Polonia ka qenë i thellë në kampin e Kombëtarja e Shqipërisë. Një nga momentet më prekëse erdhi nga sulmuesi Myrto Uzuni, i cili u shfaq i përlotur pas ndeshjes.

Ai theksoi se skuadra kishte luftuar shumë për të arritur në këtë pikë, por nuk arriti të konkretizojë momentet vendimtare.

“Kemi luftuar shumë për këtë ditë. Duhet të presim 4-5 vite për një mundësi të tillë. Kishim gjithë kombin pas nesh dhe i kërkojmë falje të gjithëve”, u shpreh sulmuesi, duke reflektuar dhimbjen që ndjehej në skuadër.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ai nënvizoi se mungesa e konkretizimit në rastet e krijuara ishte vendimtare për fatin e ndeshjes, duke pranuar se Shqipëria kishte shansin për ta mbyllur takimin.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Duhet të kishim shfrytëzuar rastet, sepse futbolli të ndëshkon. Kur nuk shënon, futbolli të dënon. Me 2-0 ndeshja do të ishte mbyllur”, theksoi Uzuni.

Në analizën e tij, sulmuesi vlerësoi edhe punën e skuadrës, duke pranuar diferencën me ekipet e mëdha europiane.

“Ekipi ka bërë një punë të shkëlqyer. Nuk jemi Portugalia apo Franca, ndaj rastet që na jepen duhet t’i shfrytëzojmë maksimalisht”, përfundoi ai.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Ikja e Berishës nga kryetar e dëmton PD apo e shpëton?