Uzuni: Jam në formën më të mirë, mungesa e tifozëve nuk na favorizon ndaj Hungarisë
Myrto Uzuni ishte i pranishëm në konferencë për shtyp para duelit ndaj Hungarisë. Futbollisti që aktivizohet me Ferencvarosin nuk e konsideron si avantazh mungesën e tifozëve në “Puskas Arena”.
“Ndihem në formën time më të mirë, Kombëtarja është diçka tjetër duhet të përqendrohemi dhe duhet të jemi të gjithë së bashku të arrijmë objektivat, nuk ka rëndësi kush luan. Dua të luaj çdo ndeshje pavarësisht klubit apo kombëtares, Hungarinë e njoh mirë jetoj atje dhe stërvitem me të njëjtët lojtarë që do të luajnë kundër Shqipërisë.
Flasim dhe në dhomat e zhveshjes, presin për një ndeshje shumë të bukur, ekipi që do të bëjë më pak gabime do të fitojë.
Mungesa e tifozëve? Nuk është avantazh për ne, pasi Hungaria ka marrë rezultate të mira pa tifozë, në fushë janë të tre rezultatet, por nuk është në favorin tonë.
Forma? Mendoj se tani është kulmi i karrierës time, pasi po jap maksimumin me Kombëtaren dhe Ligën e Europës por varet sa i përqendruar je.
Normalisht është e njëjta Kombëtare që do të gjejmë aty, kanë të njëjtën strategji si në pasi të dy trajnerët janë italianë, luajnë si ne. Mendoj që ekipi që do të fitojë do të jetë ai që do jap zemrën në fushë.
A ju kënaq barazimi? Nuk hyjmë për barazimin në fushë, duam të japim maksimumin”, deklaroi Uzuni.