Uzuni në formacionin e javës në La Liga pas dopietës ndaj Sociedadit

Myrto Uzuni përzgjidhet në formacionin e javës në La Liga. Futbollisti shqiptar, pjesë e Granadës në elitën e futbollit spanjoll, është rreshtuar mes më të mirëve të javës së 28-të, falë dygolëshit që realizoi në ndeshjen që skuadra e tij e humbi 2-3 në shtëpi ndaj Real Sociedadit.

Uzuni hapi serinë e golave në minutën e 21-të, teksa u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë. Sadiq barazoi rezultatin në të 33-tën, por para se të përfundonte pjesa e parë, sulmuesi beratas e çoi sërish topin në rrjetë. Fatkeqësisht, golat e Uzunit nuk i vlejtën Granadës, pasi Real Sociedadi i përmbysi 2-3 në pjesën e dytë.

Në 11-shën e javës, përveçse Uzunit në sulm janë rreshtuar Juanmi dhe Sorloth, ndërsa në mesfushë janë dy “yjet” e Realit, Camavinga dhe Modric, si dhe Tsyngakov i Gironas. Në mbrojtja janë përzgjedhur Ocampos, Le Normand, Chust dhe Luca Vasquez, ndërsa portier Rajkovic.

Swiss Digital Desktop Reklama

Më këtë dygolësh të parë të realizuar në La Liga, Myrto Uzuni ka shkuar në kuotën e 9 golave në kampionat.

Swiss Digital Mobile Reklama

Image

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?