Uzuni në “stol” përkrah Messit në formacionin më të mirë të javës në MLS

Myrto Uzuni shënoi golin e parë me fanellën e Fc Austin në MLS. Sulmuesi shqiptar u zhbllokua në ndeshjen e katërt me skuadrën e re, teksa realizoi në portën e St.Louis.
Uzuni është përfshirë në stolin e formacionit të javës në elitën amerikane, përkrah emrave të rëndësishëm si Lionel Messi.
Ylli kuqezi i kombëtares është mjaft në formë, ai “tundi rrjetën” edhe me Shqipërinë, në ndeshjen kualifikuese të Botërorit ndaj Andorrës. Ai është në stol në formacionin e javës së përpiluar nga faqja zyrtare, MLS.