Uzuni në super formë, shënon tjetër gol në Amerikë (VIDEO)

Myrto Uzuni po përjeton një sezon të shkëlqyer në Shtetet e Bashkuara. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare nuk ndalet së shënuari dhe këtë herë ka lënë gjurmë në fitoren 3-1 të Austin FC ndaj San Jose Earthquakes.

Titullar në formacion, Uzuni realizoi golin e dytë për skuadrën e tij në minutën e 33-të, duke treguar edhe një herë efikasitetin e tij para portës. Ky ishte goli i pestë i tij në MLS, ku numëron gjithashtu tre asiste, duke u kthyer në liderin absolut të repartit ofensiv.

Kontributi i tij nuk ndalet vetëm në kampionat: Uzuni ka shënuar edhe dy gola në US Open Cup, duke konfirmuar se transferimi i tij te Austin FC ka qenë një goditje e saktë në merkato.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në sezonin e parë në SHBA, sulmuesi shqiptar është kthyer në pikë referimi për klubin dhe në një prej emrave më të spikatur të MLS-së.

Swiss Digital Mobile Reklama
Austin FC vs. San Jose Earthquakes | Full Match Highlights

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?