Uzuni nuk di të ndalet, shënon dopietë ndaj Sociedadit (VIDEO)

Myrto Uzuni po kalon një formë fantastike te Granada, teksa mbrëmjen e sotme ka shënuar dy gola.

Sulmuesi shënoi nga pika e penalltisë në minutën e 21-të të sfidës, duke u treguar i pagabueshëm, teksa duket se ka lënë pas periudhën e vështirë kur nuk po arrinte të gjente golin.

Sociedad barazoi shifrat, por Uzuni u tregua përsëri vendimtar para portës në minutën e tretë shtesë së pjesës së parë, teksa dërgoi topin në rrjetë për të kthyer në avantazh ekipin e tij. Ky ishte dygolëshi i tij i parë në një ndeshje të La Liga.

Swiss Digital Desktop Reklama

https://twitter.com/i/status/1766529873558831523

Swiss Digital Mobile Reklama

 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?