Uzuni: Pa mbështetjen tuaj nuk do isha këtu, nuk u dorëzova kurrë
Myrto Uzuni ka shkruar historinë te Granada. Sulmuesi shqiptar ka realizuar 46 gola, duke u shndërruar në golashënuesin më të mirë të këtij klubi.
Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Uzuni, i ka falënderuar të gjithë për mbështetjen.
Postimi i Uzunit:
Historia është e shkruar
Një djalë plot ëndrra që nuk u dorëzua kurrë. Lindur në Shqipëri, Berat. Jam shumë krenar për veten time. Punë e vështirë. Unë gjithmonë besoj në veten time. Faleminderit familjes time, gruas sime dhe menaxherit tim. Faleminderit të gjithë lojtarëve që më ndihmuan të arrij këtë rekord.
Faleminderit trajnerëve të mi. Robert Moreno, Aitor Karanka, Paco López, Alex Medina, José Sandoval, Guille Abascal dhe Fran Escriba për të gjitha këshillat dhe ndihmën çdo ditë. Dhe një falenderim i madh për tifozët e Granadas️.
Pa mbështetjen tuaj kjo nuk do të ishte e mundur, falenderoj fansat shqiptarë, njerëzit, miqtë e mi, që më kanë mbështetur në momentet e mira dhe të këqija. Shumë dashuri për të gjithë. M.Uzuni 10.