Marotta: Interi protagonist serioz në Europë, ja çfarë do të bëjmë në verë

Presidenti i Inter-it, Beppe Marotta, ka folur në lidhje me ecurinë e Inter-it në një intervistë të dhënë për Sky Sport.

“Inter është kthyer të jetë një nga protagonistet më serioze në Europë. Kemi bërë një punë të mirë në përzierjen e lojtarëve të rinj me ata më pak të rinj.

Inzaghi? Një profesionist i madh dhe një person i zgjuar. Simone ka ardhur pa shumë zhurmë tek Inter-i, pa bërë deklarata të bujshme. Më pas është rritur duke fituar besim në aftësitë e tij. Është një lider shumë i mirë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në sezonin e ardhshëm do të jemi akoma më konkurrues nëpërmjet lojtarëve më të ri në moshë, por që do të jenë cilësorë dhe profesionistë”, tha Marotta.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?