Uzuni rigjen rrugën e rrjetës në La Liga (VIDEO)
Myrto Uzuni rikthehet te goli me Granadën në La Liga. Sulmuesi shqiptar shndërroi në gol një penallti në minutën e 21-të, në ndeshjen ndaj Real Sociedad.
Uzuni u tregua i saktë, duke dërguar topin pas shpinës së portierit Remiro. Për Uzunin ky është goli i tetë në elitën spanjolle, për këtë sezon. Trajneri i Granadës, Medina e vlerëson në maksimum futbollistin kuqezi, me këtë të fundit që sa herë i është dhënë mundësia, ka treguar vlerat e tij.
28-vjeçari pritet të marrë ftesë nga Sylvinho për miqësoret e muajit mars dhe ka shanse të mira për të qenë edhe në Europian.
Myrto Uzuni scores from the penalty spot to give Granada the 1-0 lead at home against Real Sociedad. ⚽️🇦🇱
Facundo Pellistri won the penalty 💫🇺🇾pic.twitter.com/0mt5Coytt3
— LaLigaExtra (@LaLigaExtra) March 9, 2024
KOHA JONË SONDAZH

