Uzuni shënon për Granadën, por derbin shqiptar e fiton Bare

Myrto Uzuni ka shënuar golin e radhës për Granadën, në sfidën e luajtur në transfertën baske të Zaragozës. Derbin shqiptar të ligës së dytë spanjolle e ka fituar Keidi Bare, edhe pse mesfushori kuqezi nuk luajti asnjë minutë. Uzuni shënoi në portën e Zaragozës në minutën e 84’, por goli i tij vlen sa për statistikë, pasi vendasit triumfuan me rezultatin 2-1, duke u shkëputur me 3 pikë nga Granada në luftën për t’u ngjitur në elitën e futbollit spanjoll. Përtej faktit që Granada renditet në vendin e tetë, sulmuesi beratas po shkëlqen në aspektin personal, pasi deri më tani ka shënuar 5 gola në 10 ndeshje të kampionatit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?