Uzuni shënon super gol në humbjen ndaj Celtic, Lazio e shqiptarëve ndalet ndaj Marseille (VIDEO)

Myrto Uzuni nuk ka ndërmend të ndalet. Sulmuesi i Kombëtares sonë ka shënuar në humbjen 2-3 ndaj Celtic. Bomberi beratas realizoi golin 4 minuta nga fundi duke i dhënë shpresa ekipit të tij, por për fatin e keq skuadra hungareze nuk shënoi një tjetër gol. Uzuni realizoi me një goditje të bukur në hyrje të zonës, duke e dërguar topin në cepin e portës.

Emocione dhe spektakël në ndeshjet e mbrëmjes në Europa League. Marseille dhe Lazio ndanë pikët mes tyre, pasi nuk shkuan më shyë se një barazim 2-2. Francezët kaluan të parët në avantazh me një penallti të Milik, por bardhekaltrit barazuan në shtesën e pjesës së parë me Felipe Anderson.

Immobile kaloi në avantazh Lazion në fillimin e pjesës së dytë, ndërkohë që kapiteni Payet do të barazonte gjithçka 8 minuta nga fundi i kohës së rregullt. Në fushë ishin dy shqiptarët Hysaj dhe Strakosha, duke bërë një paraqitje të mirë.

Leverkuseni fitoi me lehtësi 4-0 ndaj Betis. Dy golat e Diaby, një nga Wirtz dhe Amiri vendosën për suksesin e skuadrës “Aspirina”. /R.Lika-Koha Jonë/

Image

Image

SHKARKO APP