Valencia ngjitet e treta, sot iu ndalet humbja Atletikos e Barcelonës

Valencia nuk mund të konsiderohet më surpriza e kampionatit Spanjoll. Fitorja e shënuar në ndeshjen e parë të javës së 27-të në La Liga, ndaj Deportivo La Korunjës, me dy gola të realizuar në pjesën e dytë e ngjitën këtë ekip në radhët e së cilit luan futbollisti me origjinë shqiptare, Shkodran Mustafi, në vend të tretë, dy pikë para kampionëve në fuqi të Atletiko Madrid. Të shtunën pasdite Atletiko do të luajë ndaj Espanjolit dhe vetëm fitorja do të rikthejë atë në vend të tretë, që të ketë më sigurtë pjesëmarrjen sezonin tjetër në Champions si dhe të mbajë gjallë shanset për titullin kampion. Barcelona do të luajë ndaj Eibar në transfertë, të shtunën ora 18.00, dhe një javë para ndeshjes së ardhshme “El Clasicos” me Real Madrid, që do të luhet në “Kamp Nou”, vështirë se mund të hedhë ndonjë hap flas. Messi me shokë premtojnë një fitore me çdo kusht, ndaj Eibar, pasi katalanasit morën kryesimin një javë më parë, falë humbjes së Real Madrid në Bilabo. Të djelën Reali i Madridit ka një ndeshje më të lehtë në Bernabeu me Levanten dhe shpreson që dy rivalët e tjerë për titull, të hedhin ndonjë hap të gabuar.

Spanjë – La Liga

Java e 27-të, 13 mars

Swiss Digital Desktop Reklama

Valencia-Deportivo         2-0

Swiss Digital Mobile Reklama

14 mars

16:00 Espanyol – Atletico Madrid

18:00 Eibar – Barcelona

20:00 Rayo Vallecano -Granada

22:00 Celta Vigo – Athletic Bilbao

15 mars

12:00 Almeria-Villarreal

17:00 Malaga – Cordoba

19:00 Sevilla – Elche

21:00 Real Madrid – Levante

16 mars

20:45 Getafe -Real Sociedad

 

Klasifikimi

 Barcelona            62

Real M.                 61

 Valencia             57

Atletiko M.           55

 Sevilla                49

 Vilarreal              48

 Malaga                41

 Atletic B.             33

 Celta                   32

 Espanyol            32

 Real S.               30

 Getafe               29

 Rayo V.             29

 Eibar                  27

 Elche                 27

Deportivo            25

Levante              25

Almeria              24

 Granada              22

  Cordoba             18

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?