Valiev merr medalje të argjendtë në Botërorin e Mundjes

Mundësi që përfaqëson Shqipërinë, Çermen Valiev, arriti të marrë medalje të argjendtë nga Botërori i Mundjes që zhvillohet në Kroaci. Valiev humbi veç në finale me japonezin Takashai që fitoi 8-2.

Medalja e argjendtë për vendin tonë mbetet një arritje mjaft e rëndësishme, për më tepër që bëhet fjalë për një nivel shumë të lartë sportistësh në arenën botërore. Valiev bëri gjithçka mirë fillimisht ndaj mundësit nga Mongolia, Erdenabat, duke marrë një sukses me pikë 12-2.

Ai eleminoi mundësin që përfaqëson Belgjikën, Ibragim Veliev. Në çerekfinale gjërat u vështirësuan, megjithëse Valiev ia doli edhe ndaj amerikanit Devid Aron, duke e mposhtur këtë të fundit 7-5. Rusi Sidakov ishte pengesa e gjysmëfinalës, por 27-vjeçari e mundi me shifrat 6-4. Valiev arriti më parë t’i siguronte Shqipërisë medalje olimpike.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?