Vals trajnerësh në Seria A, Milani tenton afrimin e Allegrit

Serie A po përgatitet për një verë të nxehtë ndryshimesh të mëdha në pankina. Igli Tare është zyrtarizuar si drejtori sportiv i ri i Milanit dhe menjëherë kanë nisur lëvizjet për të ndërtuar “Djallin” e ri.

Klubi kuqezi po synon të zgjidhë sa më shpejt çështjen e trajnerit pas largimit të mundshëm të Sergio Conceição. Sipas “La Gazzetta dello Sport”, objektivi kryesor është Massimiliano Allegri. Por konkurrenca është e fortë, veçanërisht nga Napoli.

Napolitanët janë në një pikë kthese: presidenti Aurelio De Laurentiis po përpiqet ta bindë Antonio Conten të qëndrojë, duke i premtuar një merkato të nivelit të lartë pas fitimit të titullit këtë sezon përballë Interit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në këtë drejtim, priten dy goditje të mëdha: Kevin De Bruyne është shumë pranë zyrtarizimit, ndërsa Jonathan David po afrohet gjithnjë e më shumë. Këto prurje mund ta largojnë përfundimisht Conten nga ideja e rikthimit te Juventus.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në Bergamo, Atalanta po përjeton moment reflektimi: Gian Piero Gasperini është shumë pranë largimit pas një epoke të gjatë suksesi. Sipas burimeve, destinacioni i radhës mund të jetë Roma.

Ndërkohë, Interi është i fokusuar te finalja e madhe e Champions League, që do të luhet më 31 maj në Mynih kundër PSG-së. 9 lojtarë të ekipit të Simone Inzaghit janë të vendosur të hakmerren për humbjen në finalen e Stambollit dy vite më parë dhe të rikthejnë në Milano “Kupën me Veshë të Mëdhenj” për herë të katërt në histori. /R.Lika-Koha Jonë/

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?