Van Dijk: E dua Liverpoolin, edhe 3-4 vite të tjera luaj në nivele të larta
Kapiteni i Liverpoolit, Virgil Van Dijk është shprehur i gatshëm që të rinovojë kontratën. Mbrojtësi holandez është në vitin e fundit të kontratës, por në një intervistë që ka dhënë për Amazon Prime Video, ka shprehur dëshirën për të qëndruar.
“Unë e dua klubin dhe klubi më do mua. Unë i dua tifozët dhe tifozët më duan. Sipas mendimit tim, unë mund të luaj edhe tre ose katër vjet në nivelin më të lartë. Do të shohim çfarë na rezervon e ardhmja”, deklaroi van Dijk.