Van Dijk: Mund të bëjmë më mirë, kemi dy ditë më shumë për të rikuperuar energjitë
Holanda është kualifikuar në çerekfinalet e Kupës së Botës që po zhvillohet në Katar pasi ka mundur në 1/8-at Amerikën me rezultatin 3-1.
Kapiteni i Portokallinjve, Virgil van Dijk, ka folur pas ndeshjes duke i dhënë një mesazh të qartë rivalëve të ardhshëm, që do të jetë Argjentina ose Australia.
“Mendoj se mund të bëjmë akoma më mirë nga sa kemi treguar deri në këtë moment. Ndihem më mirë pas çdo ndeshje, edhe kur kemi topin në zotërim, por mund të luajmë akoma më mirë.
E dimë mirë se çfarë do të thotë të luajmë mirë dhe sot e kemi treguar në disa momente. Mendoj se kemi shënuar dy gola fantastikë, më pas kemi pësuar një, por nuk ia kam idenë si ndodhi.
Objektivi është të fitojmë tri ndeshje të tjera, duket e lehtë apo jo? Fatmirësisht, tani kemi dy ditë më shumë për të rikuperuar energjitë, dhe kjo është një gjë shumë pozitive, më pas do të provojmë t’i fitojmë tri ndeshjet e mbetura”, deklaroi van Dijk