Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 25 Tetor 2026, 15:57 Protestuesit para Kryeministrisë, u vënë flakën karrigeve të “dialogut” Pas qëndrimit për disa minuta para Ministrisë së Arsimit, protestuesit janë zhvendosur drejt Kryeministrisë. Gjatë tubimit para ministrisë u regjistrua edhe hedhje gurësh në…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Erion Vishkuli
  • Meta dhe Veliaj
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Kursi i këmbimit
  • Zjarri në Kishë
  • Berisha dhe PD
  • Obama kundër Trumpit
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Erion Vishkuli
  • Meta dhe Veliaj
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Kursi i këmbimit
  • Zjarri në Kishë
  • Berisha dhe PD
  • Obama kundër Trumpit
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Vasillaq Zëri, etaloni i teknikës që “loton” për Dinamon

Kultura E hënë, 20 Shtator 2021 18:25
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Sot, pas një sëmundje të rëndë, është ndarë nga jeta në moshën 66-vjeçare ish futbollisti i Shkëndijës, Dinamos dhe Kombëtares, një prej figurave më të spikatura të futbollit shqiptar, Vasillaq Zëri. Vasillaq Zëri ka lënë shenjë në futbollin shqiptar në vitet 70-80 si një sulmues i shpejtë, teknik dhe shumë virtuoz, duke u cilësuar si një ndër më të shkëlqyerit e brezit të tij. Krahas ndeshjeve me ekipin Kombëtar, mbresa kanë lënë ndeshjet e tij me Dinamon në Kupat e Europës kundër Ajaksit, Aberdenit dhe Carl Zeiss Jena. Përveç fushës së trajningut, Zëri ka dhënë një kontribut të veçantë në Federatën Shqiptare të Futbollit ku ka punuar për disa vite. Më poshtë mund të lexoni një shkrim të gazetarit të njohur Irfan Rama, botuar në një nga librat e tij për sportin e futbollit.

***

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

Formula 1: Çmimi i Madh i SHBA, Antonelli kërkon titullin në Teksas

Formula 1: Çmimi i Madh i SHBA, Antonelli kërkon titullin në Teksas

Para 8 orësh
Arsenal mposht Evertonin dhe i bashkohet Man Cityt në krye të Premier League

Arsenal mposht Evertonin dhe i bashkohet Man Cityt në krye të Premier League

Para 22 orësh
Starti perfekt i Man Cityt ndalet nga Aston Villa, Arsenali ngjitet në krye

Starti perfekt i Man Cityt ndalet nga Aston Villa, Arsenali ngjitet në krye

Para 22 orësh

Sulmuesi më teknik që ka ndeshur deri më tani futbolli shqiptar “komandoi” me fantazinë e tij të paparë skuadrat e Shkëndisë, Dinamos e në disa ndeshje përfaqësuesen shqiptare

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Nga Irfan Rama – Ai edhe sot e kësaj dite ndjen mall e “loton” për skuadrën e futbollit të Dinamos me të cilën luajti për 11 vjet me radhë, në vitet 1973-1984 dhe fitoi shtatë trofe kampioni e kupe Republike. “Kryqëzoi” me teknikën e tij asgjësuese mbrojtës, mbrojtje e skuadra të tëra shqiptare. Zhvilloi mbi 40 ndeshje ndërkombëtare nga të cilat pesë me ekipin përfaqësues duke shkurorëzuar pa më të voglin hezitim, mbrojtës e mbrojtje me emër në futbollin europian dhe fitoi simpatinë e tyre saqë në Amstërdam të Hollandës drejtuesit e Ajaksit të madh kërkuan me insistim ta blenin e ta bënin të tyrin xhevahirin e vockël shqiptar. Por dihej përgjigja shqiptare: JO. Kohë komunizmash e izolimesh. Shyqyri Ballgjini, ekstremi i majtë sulmues më i mirë që ka parë ndonjëherë Shqipëria, shprehet kështu për Vasillaq Zërin:”Llaqi kishte një nivel teknik të pakrahasueshëm me lojtarët e tjerë teknik shqiptar. Ai është lojtari më teknik që kam parë në Shqipëri deri më sot”. Dhe ai, që triblonte me nga 5-6 lojtarë në mënyrë të rrufeshme i shkon pas skuadrës së tij të dikurshme dhe mërzitet për mosecurinë e saj të mirë. Sidoqoftë Zëri tifon ia rezervon asaj, skuadrës së tij të rinisë, skuadrës blu. Vasillaqi punon me plot pasion në FSHF, në sektorin e ekipeve përfaqësuese dhe kur e takon në zyrë apo edhe jashtë saj ai të mirëpret, të rrespekton dhe të rrëfen jo pa zor për bëmat e tij të pazakonta në futboll. Sepse kërkon të jetë modest, por ne insistojmë për realitetet pavarësisht që mund të jenë të çuditshme më së shpeshti. Nis me fillesat e tij :”Unë luaja si kalama në klasën e katërt fillore tek Shallvaret, tek fusha e zezë, tek shkolla “20 vjetori” me shokët e mi, sidomos me Monen që ishte supër i talentuar, Ramadan Ishkën talent e të tjerë. Luaja me të mëdhenjt që ishin 10 vjet më të mëdhenj se unë, të cilët më kërkonin të luaja, por duroja edhe goditjet e tyre të rënda. Nga Shallvaret ika tek lagja Alqi Kondi pranë ish-ekspozitës “Shqipëria Sot” dhe atje luaja me Tit Dibrën (Petrit Dibra, ish-futbollist sulmues i shquar e supër i shpejtë i Tiranës). Luaja edhe tek një fushë tjetër e zezë që ishte atje dhe një ditë erdhi specialisti Aurel Verria e nga afër më tha:”Ke qef të futesh në ekip?” – Po i thash. Hajde e merr materialet – mu kthye menjëherë dhe unë të nesërmen mora tuta të reja e fillova stërvitjen me paratërinjt ndonëse isha në klasën e gjashtë. Por babai sa i pa tutat më “urdhëroi” që t’i ktheja materialet nga kishin ardhur sepse ai “vdiste” për Dinamon dhe unë u largova nga Tirana”. Më pas Vasillaqi kundrohet në Kavalishencën e ushtrisë ku stërvitej Pano me shokë të skuadrës së Partizanit nga trajneri i të rinjve të Dinamos Leonidha Dashi, i cili e dërgon tek trajneri i të paratërinjve të këtij klubi, Gole Sheshi. Pëlqehet jashtë mase nga “marritë” e tij prej prestigjatori me topin dhe në një spartakiadë të pionierëve në Durrës ai shënon shumë gola. Futet për pak kohë tek gjimnazi “Petro Nini Luarasi”, por Zëri e le për tu futur në shkollën e ”Rezervave të punës”. Ai vijon sërish :”Lexova në gazetën “Sporti shqiptar” në vitin 1967 se do të hapet një shkollë futbolli dhe unë mendova të konkuroj. Zyber Konçi ishte trajner dhe në komision të pranimit ishin Loro Boriçi, Skender Jareci, Zihni Gjinali e vetë Zyberi. Dhashë normat e specialistët thanë se unë isha i talentuar, por isha i shkurtër. Skenderi me intuitën e tij i gënjeu dhe i tha se ky djalë babain e ka të gjatë ndaj do të zgjatet. Por kur erdhi njëherë babai në shkollë dhe Zyberi e pa se ishte më i shkurtër se unë u befasua ndërkohë që unë e kisha marrë bekimin e vazhdimësisë time nga teknika që zotëroja”. Në vitin e dytë të shkollës së mjeshtrisë së futbollit lojtari i formacionit tregon vlera dhe si ekip shpallet kampion i vendit duke luajtur në pozicionin e mesfushorit. Viti i katërt i shkollës e gjen atë në formacionin e të rriturve në Kategorinë e Dytë dhe shpallen kampion i vendit në këtë kategori. “Atë vit dolëm në Kategorinë e Parë dhe i morëm me radhë të gjitha ekipet e mëdha ku rrahëm Partizanin 2-1 me Panon, Shllakun e të tjerë lojtarë të mëdhenj, Elbasanin, Shkodrën, Dinamon e të tjerë . Stadiumi mbushej plot e përplot me spektatorë. Kur shkova tek Dinamo, Skender Jareci më vuri në rolin e pykës. Iliri i djathtë e Shyqi i majtë”- tregon Zëri. Shtatshkurti i bluve tashmë së bashku me Përnaskën e Ballgjinin bëhen tmerri i ekipeve. Zëri fiton me ekipin e tij të ri kampionatet e vitit 1975, 1976, 1977, 1980 si dhe tre kupa Republike në vitet 1974, 1978, 1982 dhe ai është një protagonist i madh në shënimin e shumë golave me aksione individuale spektakolare por edhe duke filtruar topa për shokët e tij që nuk të falnin. Në vitin 1974 ai shpallet njëri nga 10 sportistët më të mirë të Shqipërisë dhe babai ia merr medaljen pasi Llaqi ishte në Algjeri me ekipin përfaqësues. Në gjithë karrierën e tij ai shënon rreth 200 gola me variacione nga më të ndryshmet. “ Në një ndeshje për kupë Republike në Shkodër pasi ishim ndarë 0-0 në Tiranë, loja me dy shtesat po shkonte drejt fundit. Ishte minuta e 119 dhe në portën shkodrane ishin katër futbollistë shkodranë si Sabah Bizi, Seit Çanga, portieri e një tjetër. Unë bëra sikur gjuajta në një krah dhe të katërt shkuan në atë krah. I rash me të brendshmen dhe e dërgova në krahun tjetër duke realizuar edhe kualifikimin. Ndërsa kundër skuadrës së Vardar të Shkupit triplova 5-6 lojtarë dhe shënova. Me Ethnikosin e Athinës, triplova 5-6 lojtarë dhe u futa me gjithë top në rrjetë e atë ditë unë shënova tre gola”- thotë veterani dinamovit. Në Algjeri shënon tre gola në pjesën e parë por ai nuk mund të vazhdojë më në pjesën e dytë pasi trajneri Konçi nuk mund ta tolerojë më pasi ai humb shumë raste dhe “masakron” për shalësh shumë futbollistë. Ndeshjet ndërkombëtare i sjellin shumë gëzim pasi bën shumë spektakël. “Më mbante Pecej në vitin 1980 kur përfaqësuesja jonë luajti kundër Austrisë. Mbrojtësi i famshëm austriak e kishte si taktikë të tij daljen në sulm kur bëheshin standartet. Sa filloi loja e triplova nja 2-3 herë dhe trajneri austriak i tha që të mos dilte më në sulm për të më mbajtur mua nga afër. Ai ishte shumë i edukuar dhe sa herë i ikja më përgëzonte. Shtypi austriak shkruajti shumë duke nënvizuar se vetëm futbollisti Zëri mund të luajë në Europë”- thotë Zëri. Shtypi i Jenas e kishte cilësur Zërin shumë të rrezikshëm për ndeshjen e kthimit që Dinamo do të zhvillonte në Gjermaninë Lindore kundër skuadrës Karl Zais Jena ndaj kishte sugjeruar që të kihet shumë kujdes me të. Me Ajaksin e madh le namë pasi triplon një mbrojtje solide madje një mbrojtës shtatlartë e nxjerr nga loja pasi nuk mund ta mbajë dot. Zëri bashkë me bashkëshorten e tij vilmën kanë dy fëmijë Julianin 27 vjeç dhe Inën 26 vjeçe të cilët kanë mbaruar fakultetin e Ekonomisë. Ato kujtojnë përherë bëmat e njeriut të tyre të madh që në futboll. Nuk ka patur asnjë më tepër se ai virtuozitetin e madhështinë e teknikës.

Skeda e Vasillaq Zërit

Ditëlindja : 04.08.1952

Vendlindja : Tiranë

Pesha e lojës : 68 kg

Gjatësia : 167 cm

Klubet luajtëse : Shkëndia 1970-1973; Dinamo 1973-1984

Ndeshje ndërkombëtare : rreth 40 (5 me përfaqësuesen)

Trofetë : Katër herë kampion i vendit 1975,1976,1977,1980; tre herë fitues i kupës së Republikës 1974,1978,1980

Titujt : Mjeshtër i Merituar i Sportit, Medalje eArtë në futboll 2005; një herë në dhjetë sportistët më të mirë të Shqipërisë.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Protestuesit para Kryeministrisë, u vënë flakën karrigeve të “dialogut”
Para 17 minutash

Protestuesit para Kryeministrisë, u vënë flakën karrigeve të “dialogut”

Rama për protestat: “Ju jeni errësira”, shqiptarët s’do t’ua falin dhunën
Para 51 minutash

Rama për protestat: “Ju jeni errësira”, shqiptarët s’do t’ua falin dhunën

Kush do e propozojë emrin e kryeministrit të “qeverisë teknike” dhe ministrat e tij?
Para 1 ore

Kush do e propozojë emrin e kryeministrit të “qeverisë teknike” dhe ministrat e tij?

Nis grumbullimi i studentëve para Ministrisë së Arsimit
Para 1 ore

Nis grumbullimi i studentëve para Ministrisë së Arsimit

Më të lexuarat

1 I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës
Para 19 orësh

I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës

2 “Qendra tregtare ”Toptani” do djegur”, Taulant Balla nxjerr sms mes protestuesve
Para 22 orësh

“Qendra tregtare ”Toptani” do djegur”, Taulant Balla nxjerr sms mes protestuesve

3 Horoskopi për ditën e diel, 25 tetor 2026
Para 8 orësh

Horoskopi për ditën e diel, 25 tetor 2026

4 MIA përgënjeshtron angazhimin e Forcave të Armatosura me uniformat e Policisë së Shtetit
Para 19 orësh

MIA përgënjeshtron angazhimin e Forcave të Armatosura me uniformat e Policisë së Shtetit

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.