Vazhdon dashuria mes Chiellinit dhe Juventusit, rinovimi një formalitet
Kapiteni i Juventusit, Giorgio Chiellini, është shumë pranë rinovimit me bardhezinjtë. 35-vjeçari pritet të rinovojë kontratën e tij dhe për një vit tjetër, ndërkohë që aktualja përfundon në këtë verë.
Sipas gazetarit të klubit, Romeo Agresti, firma është thjesht një formalitet, pasi është arritur marrëveshja mes mbrojtësit dhe drejtuesve të klubit. Në ditët në vijim pritet që Giorgio të nënshkruajë kontratën e re, që do të përfundojë në verën e vitit 2021.
Chiellini u transferua te “Zonja e Vjetër” në vitin 2005 dhe që nga ai moment ai numëron 385 ndeshje me bardhezinjtë. Në ndeshjen e kaluar kundër Brescias, italiani u rikthye për herë të parë pas dëmtimit që e la jashtë fushave për një kohë të gjatë.