Vedat Muriqi pranë Lazios, në momentet e fundit refuzoi PSG

Vedat Muriqi është shumë afër për ta kompletuar transferimin tek skuadra italiane Lazio.

Pas negociatave të stërzgjatura më në fund është raportuar se ka një marrëveshje mes Fenerbahces dhe klubit italian.

Lazio ka pranuar të paguajë 18 milionë euro plus dy të tjera në formë bonusesh, derisa Fenerbahce do të marrë edhe 10% të shumës nga transferimi i ardhshëm.

Por gazetari i famshëm turk, Ridvan Dilmen ka zbuluar një prapaskenë tejet interesante.

Sipas medias Goal, ai tha që Muriqi e refuzoi ofertën nga PSG.

“Unë isha me Vedatin dje dhe ai do të shkojë në Itali në fundjavë”, deklaroi Dilmen duke zbuluar edhe tentativën e PSG-së për të nënshkruar me Muriqin.

“PSG së fundmi është futur në garë dhe ka kërkuar transferimin e tij, ata janë një klub shumë i rëndësishëm”.

SHKARKO APP