Veliaj për ekipin e Tiranës: Shpërblim për kampionët

Pas 11 vitesh, bardheblutë e Tiranës janë rikthyer zyrtarisht si kampionë të Shqipërisë në futboll. Bashkë me urimin për titullin kampion, Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka dhënë edhe lajmin e mirë për ekipin kryeqytetas të dhënies së shpërblimit për kampionët.

Veliaj bën të ditur se në mbledhjen e nesërme të Këshillit Bashkaik do të miratohet edhe shpërblimi për lojtarët dhe stafin e ekipit bardheblu.

”Është super lajm që trofeu i Kampionatit qëndron në Tiranë dhe sa bukur për Tironën tonë në 100-vjetorin e Kryeqytetit e Klubit bashkë. Po siç e do zakoni, urimet nuk bëhen duarbosh, ndaj nesër në Këshillin Bashkiak bashkë me urimin dhe shpërblimi për kampionët”, shkruan Veliaj.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?