Veliaj: Përgëzime kampionëve të Tironës për lojën e shkëlqyer e fitoren mëse të merituar

Pak minuta pas përfundimit të ndeshjes FK Tirana – Dimano Tbilisi, kreytari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka uruar ekipin kryeqytetas për fitoren e arritur në kompeticionin më të rëndësishëm të futbollit europian.

“Përgëzime kampionëve të Tironës për lojën e shkëlqyer e fitoren mëse të merituar sot me Dinamon e Tbilisit dhe kalimin me sukses të kësaj faze të parë kualifikuese në UEFA Champions League”, uroi Veliaj në rrjetin social Facebook.

Pak javë më parë, kryebashkiaku Veliaj njoftoi dhënien e 150 milionë lekëve shpërblim për klubin e Tiranës pasi u shpall skuadra kampione e Shqipërisë në kategorinë superiore.

SHKARKO APP