“Vendim skandaloz”, kryeministrja e Serbisë reagon për deportimin e Djokovic nga Australia
Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabic, reagoi ashpër këtë të diel pas vendimit të Australisë për të deportuar yllin serb të tenisit Novak Djokovic, në prag të Australian Open pasi ai udhëtoi pa u vaksinuar.
Brnabic e quajti vendimin e Gjykatës së Apelit si skandaloz, ndërsa shtoi se 34-vjeçari do të jetë gjithmonë i mirëpritur në atdheun e tij.
“Mendoj se vendimi i gjykatës është skandaloz. Më duket e pabesueshme që kemi dy vendime gjykate krejtësisht kontradiktore brenda harkut të vetëm disa ditësh.
Jam e zhgënjyer. Ky vendim tregoi se si funksionon sundimi i ligjit ose më mirë të themi se si nuk funksionon në disa vende. Në çdo rast, mezi pres të shoh Djokovic në atdheun tonë, në Serbi”, tha kryeministrja.
KOHA JONË SONDAZH

