Vendimi i çuditshëm te Turqia para finales së madhe

Turqia synon të rikthehet në një Kupë Bote pas më shumë se dy dekadash, teksa të martën do të përballet me Kosovën në finalen e Play-Off-it.

Ndeshja, e cila konsiderohet me rëndësi historike për të dyja përfaqësueset, do të zhvillohet në stadiumin Fadil Vokrri në Prishtina, me fillim nga ora 20:45. Interesi i tifozëve ka qenë maksimal, duke bërë që të gjitha biletat të shiten shumë shpejt.

Ndërkohë, për këtë sfidë vendimtare, skuadra e drejtuar nga Vincenzo Montella ka zgjedhur një qasje të pazakontë në përgatitje. Turqia nuk do të zhvillojë seancën tradicionale stërvitore në Kosovë para ndeshjes, siç ndodh zakonisht me ekipet udhëtuese.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas planit të stafit teknik, futbollistët turq do të kryejnë vetëm një shëtitje të lehtë në fushën e stadiumit një ditë para takimit, ndërsa më pas është parashikuar konferenca zyrtare për shtyp. Atmosfera në Prishtinë pritet të jetë elektrizuese, me stadiumin plot dhe me një biletë për Botërorin në lojë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A duhet të nxjerrë PD dhe Opozita emrin e kandidatit për Kryeministër, por të mos jetë Berisha?

Ke arritur limitin e votimit.

Results

Po 178 (91.3%)
Jo 17 (8.7%)

Vota totale: 195