Vendimi i Gerrard për të varur këpucët në gozhdë, reagojnë legjendat e futbollit botëror

Stiven Gerrard dje anunçoi largimin e tij nga futbolli dhe menjëherë të gjithë ish-bashkëlojtarët apo legjendat e këtij sporti reaguan për vendimin e tij.

Ksabi Alonso: “Përgjithmonë Legjendë”.

Fernando Torres: “Futbollisti më i mirë që kam parë në fushë dhe lojtari më i mirë me të cilin kam luajtur. Faleminderit për gjithçka Stiven Xherrard: kujtimet që kam kur luanim së bashku do të zgjasin përgjithmonë si kujtimet më të mira të karrierës sime. Ti do të jesh gjithnjë më i madhi. Gjithë të mirat miku im”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Tieri Henri: “E kam thënë gjithnjë se ëndërroja të luaja me këtë njeri. Çfarë legjende, çfarë karriere. Respekt, lider”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Xhon Terri: “Urime për karrierën e pabesueshme Stiven Xherrard. Pa dyshim që Stivi është një nga lojtarët më të mirë me të cilin kam pasur privilegjin të luaj si shok skuadre, ashtu edhe si kundërshtar dhe ishte një nder që të luaje përkrah tij kaq shumë herë për Anglinë. Çfarë karriere, çfarë lojtari. LEGJENDË”.

Xhimi Karrager: “I hidhëruar që nuk do ta shohim Stiven Xherrardin përsëri në fushë, një prej më të mëdhenjve të epokës sime. Jam i sigurt se ai do të arrijë në majë në çdo fushë që ai do të zgjedhë, por tani është koha që ai të relaksohet dhe shijojë veten përpara se të bëjë lëvizjen e radhës”.

Tim Kejhill:
“Stiven Xherrard, urime për karrierën e mrekullueshme. Një lojtar që e respektoj si brenda, ashtu edhe jashtë fushe. Një prej futbollistëve më të mirë që kam pasur kundërshtar”.

Xhon Arne Rise: “Lojtari më i mirë me të cilin kam luajtur lajmëroi tërheqjen nga futbolli. Ishte një nder të luaje me ty për 7 vite miku im i dashur Stiven Xherrard. Mësova shumë prej teje dhe ti u kujdese për mua që nga dita e parë. Njeri i mrekullueshëm si brenda, ashtu edhe jashtë fushe. Shok i vërtetë. Faleminderit për gjithçka. Mezi po pres që të shoh hapin tënd të radhës zoti Kapiteni Fantastik. Shihemi pas pak javësh”.

Filipe Kutinjo: “Çfarë nderi që pata që luajta me këtë legjendë. Faleminderit për gjithçka kapiten. Të uroj gjithë të mirat Stiven Xherrard”.

Xhordan Henderson: “Faleminderit për gjithçka! Paç fat në çfarëdo që të vendosësh të bësh. Legjendë, ti nuk do të ecësh kurrë i vetëm”.

Kafu: “Urime Stiven Xherrard për karrierën e mrekullueshme. Një legjendë e vërtetë, i cili e di çfarë do të thotë të jesh kapiten. Një përqafim i madh, Kafu”.

Iker Kasijas: “Sot u lajmërua tërheqja e një legjende futbolli. Një lider brenda dhe jashtë fushe, i madhi Stiven Xherrard”.

Kaka: “Ne ishim rivalë dhe përjetuam finale të paharrueshme. Stiven Xherrard, urime për karrierën tënde të pabesueshme”!

Dirk Kajt: “Stiven Xherrard, më i miri me të cilin kam luajtur. Faleminderit për të gjitha kujtimet e shkëlqyera shok”!

Geri Lineker: “Tërhiqet Stiven Xherrard. Një legjendë e futbollit tonë, e Liverpulit dhe Anglisë”.

Majkëll Ouen: “Ne e nisëm së bashku te Liverpuli kur ishim 11 vjeç. Ishte i shkëlqyer që atëherë. U bë një lojtar i klasit botëror. Futbollisti më i mirë në historinë e Liverpulit. Urime Stivi Xh”.

Serxho Ramos: “U tërhoq një futbollist total dhe shembull i madh për futbollin. Është bukur të jesh pjesë e ekipit tënd më të mirë”.

Havier Zaneti: “Stiven, lojtar i shkëlqyer, legjendë botërore. Urime për atë çka bëre për futbollin”.

(e.k/BalkanWeb)

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?