Vendimi i UEFA-s/ Shqipëri-Poloni do fillojë me 1 minutë heshtje

Dueli Shqipëri-Poloni do të fillojë me një minutë heshtje në nderim të viktimave të tërmetit që ka goditur Marokun. Tragjedi, ku kanë humbur jetën shumë njerëz të pafajshëm.

Qeveria Europiane e Futbollit ka vendosur që të mbahet një minutë heshtje në “Air Albania” përpara nisjes së duelit.

“Mendimet e futbollit europian janë me njerëzit e Marokut në këto kohë të vështira. Viktimat e tërmetit tragjik në Marok do të përkujtohen në të gjitha ndeshjet e ardhshme të ekipeve kombëtare dhe klubeve”, lexohet në komunikatën zyrtare të UEFA-s.

Swiss Digital Desktop Reklama

Një tërmet i fortë goditi shtetin afrikano-verior. Mbi 2 mijë persona kanë ndërruar jetë, teksa të shumtë janë edhe të lënduarit nga kjo ngjarje e tmerrshme.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?