Venger mbron Xhakën pas akuzave për racizëm

Mesfushori i Arsenal, Granit Xhaka është duke u përballur me disa akuza për sjellje raciste ndaj një punonjësi të aeroportit Heathrow.

Në lidhje me këto akuza ka reagur vetë trajneri i futbollistit, Arsene Wenger, i cili i ka dalë në mbrojtje mesfushorit me origjinë shqiptare.

Në konferencën për shtyp pas ndeshjes me Burnley, Wenger ka pranuar për gazetarët se ka folur me Xhakën për akuzat në fjalë dhe se futbollisti i ka mohuar ato.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Unë nuk kam pasur kurrë probleme me Xhakën. Mund të flas për atë cka unë kam parë cdo ditë që prej fillimit. Ai ka një sjellje fantastike. Ka qenë i mrekullueshëm me përfshirjen e tij, përqëndrimin dhe dedikimin në fushë dhe ne kurrë nuk kemi patur shqetësime prej tij”, u shpreh tekniku francez Wenger.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?