“Veprimi i tij nuk më habit”, legjenda angleze kritikon ashpër Xhakën

Legjenda e futbollit anglez, Gary Neville, ka kritikuar mesfushorin me origjinë shqiptare, Granit Xhaka. Kapiteni i Arsenalit është në qendër të vëmendjes pas përplasjes së tij me tifozët e “Topçinjve”. Neville tha se Xhaka nuk është lider, si dhe bën shumë ndërhyrje të gabuara gjatë një ndeshje. Mes të tjerash, analisti i “Sky Sport” tha:

“Ai bën 400 ndërhyrje të gabuara në një ndeshje. Çdo takim që e kam ndjekur, ai ndëshkohet me karton të verdhë. Xhaka nuk është lider, skuadra nuk e ndjek. Nuk e vej në dyshim që ai jep maksimumin, por më duhet të them:

Ai është lojtari më pa eksperiencë që kam parë. Edhe është e habitshme, pasi është një nga senatorët tek Arsenali. Ajo që ndodhi të dielën, nuk më habit aspak. Besoj se durimi i tij ka mbaruar dhe tashmë, gjithçka është krisur”, përfundoi Neville.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?