Verdiktet e fundit në Abissnet Superiore/ Partizani në “Final Four”. Tirana në “Play Out”, Skënderbeu bie nga kategoria

Kanë përfunduar sot ndeshjet e javës së fundit të sezonit në Abissnet Superiore, duke përcaktuar të gjitha verdiktet përfundimtare.

Partizani siguroi një vend në “Final Four” pas fitores 2-0 ndaj Elbasanit në “Arenën e Demave”. Marcelino Preka zhbllokoi rezultatin në fundin e pjesës së parë, ndërsa Eleke vulosi triumfin në minutën e 87-të. Përveç të kuqve, në “Final Four” do të marrin pjesë edhe Egnatia, Vllaznia dhe Dinamo.

Tirana fitoi derbin ndaj Dinamos me rezultatin 0-2, duke siguruar një vend në “play-out”. Rafael shënoi në minutën e 29-të, ndërsa Jarmouni dyfishoi shifrat në fund të sfidës me penallti. Bardheblutë do të përballen me fituesin e çiftit Besa-Pogradeci për të vendosur fatin e tyre në Superiore.

Swiss Digital Desktop Reklama

Skënderbeu u mund në shtëpi 1-2 nga Bylis dhe sezonin e ardhshëm do të luajë në Kategorinë e Parë, duke u bashkuar me Laçin, i cili barazoi 1-1 ndaj Vllaznisë në Shkodër dhe e mbylli kampionatin në vendin e fundit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në takimin tjetër, Teuta mposhti Egnatian 2-1 në “Niko Dovana”, mbyllur sezonin me një fitore.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?