Verona arrin fitore të madhe me përmbysje ndaj Genoas (VIDEO)

Verona mori fitoren e dytë radhazi në kampionat, pasi mposhti mbrëmjen e sotme Genoan me rezultatin 2-1 me përmbysje në stadiumin “Bentegodi” dhe u ngjit në vendin e tetë me 25 pikë, duke lënë pas vetes skuadra si Milani e Napoli.

Të besuarit e trajnerit Juric dominuan takimin thuajse gjatë gjithë 90-minutëshit, por pjesën e parë e mbyllën në disavantazh, pasi kuqeblutë e ardhur nga Genoa gjetën golin me anë të sulmuesit Sanabria.

Në pjesën e dytë Verona gjeti fillimisht barazimin me anë të sulmuesit Verre që ekzekutoi saktë një 11-metërsh, ndërsa më pas shënuan edhe golin e fitores me anë të Zaccagnit, duke marrë një 3-pikësh tërësisht të merituar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Amir Rrahmani dhe Marash Kumbulla e nisën ndeshjen nga minuta e parë, ndërsa te Genoa debutoi mesfushori shqiptar që luan për Zvicrën, Valon Berhami.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?