Vërshëllimat ndaj Granit Xhakës në Prishtinë, kreu i tifogrupit ”Dardanët”: Nuk erdhi nga ne

Granit Xhaka u surpizua për keq gjatë ndeshjes së Zvicrës me Kosovën, pasi tifozët në Prishtinë e kanë vërshëllyer sa herë prekte topin.

Në ”Shqipëria Live” foli kreu i tifo-grupit të ultrasve Lulzim Berisha, i cili tha se vërshëllima kanë ardhur nga shqiptarët që ishin të pranishëm në stadiumin “Fadil Vokrri”. Ai tha se vërshëllimat nuk kanë ardhur nga tifogrupi që ai drejton dhe se distancohen nga kjo ngjarje.

”Nuk jam dakord me vërshëllimat dhe dua të theksoj se nuk kanë ardhur nga grupimi ‘Dardanët’. Është vërshëllyer i gjithë ekipi i Zvicrës. Po e them që shqiptarët e kanë vërshëllyer Granit Xhakën.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mendoj që kanë njerëz që blejnë biletat online pa e ditur se në çfarë ndeshje po shkojnë. Unë kam lidhje të ngushta me babain dhe xhaxhain e Granitit. Unë kam shkuar vetëm ta takoj si mik, nuk kemi qenë duke debatuar”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?