Veseli: Zviceran? Kam lindur dhe do vdes shqiptar
Frederik Veseli, që udhëhoqi Zvicrën U17 drejt titullit kampion bote, ka thënë se nuk ndjehet aspak zviceran dhe se përballja më “helvetikët” nuk do të sjell ndonjë emocion, përveç kënaqësisë që do të takojë shokët me të cilët dikur ka qenë në skuadër.
“Unë kam lindur, jetoj dhe do vdes si shqiptar. Jam shumë krenar dhe i lumtur që do të vesh këtë fanellë. Jam shumë profesionist dhe, nëse do të më jepet mundësia, do të jap maksimumin”, vijoi Veseli.
Përfshirja e tij në listën prej 23 lojtarëve të cilët do të jenë në Europian dhe lënia jashtë e Gjimshitit, ngjalli shumë debate, por kjo nuk ka bërë që 23-vjeçari të shpërqendrohet.
“Të them të drejtën nuk i kam ndjekur shumë debatet sepse nuk kam qenë i interesuar. Unë do të vazhdoj të jap më të mirën në stërvitje dhe të bind trajnerin se jam gati për Europianin. Jam shumë i përqendruar në përgatitje dhe çdo gjë tjetër ashtë futbollit nuk më intereson”, u shpreh Veseli.
Ndërkohë, gazeta më e madhe online në botë, Daily Mail, i ka kushtuar një reportazh kombëtares shqiptare.
Sipas tyre, shqiptarët do të synojnë ndonjë goditje shokuese gjatë këtij Evropiani.
Gazeta thekson se arritja më e madhe e Shqipërisë përpara Evropianit ka qenë një fitore ndaj Greqisë.
“Fitorja kundër Portugalisë përcaktoi edhe fushatën e tyre,” shkruan gazeta.
Trajneri Gianni de Biasi thotë se “fuqia e bindjes ka qenë suksesi i tyre”.
Ndërkohë portali Sport në Gjermani thekson se nëse sheh bastet, e kupton se me shqiptarët mund të bëhesh i pasur nëse vë bast për kombëtaren e tyre.
Nëse vendos 1 euro, merr 301 euro në rast se kombëtarja shqiptare fiton Evropianin.
KOHA JONË SONDAZH

