Video/ Arsenal “fluturon” me Aubameyang, Leicester i falet VAR-it

Arsenal e ka nisur me fitore minimale 1-0 edicionin e ri të Premier League. “Topçinjtë” mposhtën mes shumë vështirësive Newcastle United në transfertë, për të koleksionuar 3 pikëshin e parë për këtë sezon.

Pavarësisht dominimit të të besuarve të Unai Emery, “qymyrxhinjtë” rezistuan vetëm deri në minutën e 58-të, ku Aubameyang shndërroi në gol një kundërsulm vrasës, realizim që ishte edhe i fitores. Pas këtij 3 pikëshi, Arsenal i vihet pas emrave “BIG” në Premier League, si Manchester City, Liverpool dhe Tottenham.

Ndërkohë, takimi tjetër i nisur në orën 14:30 mes Leicester City dhe Wolves u mbyll në barazim 0-0, edhe pse “Ujqërit” shënuan, por goli u akordua si i parregullt nga VAR.

SHKARKO APP