VIDEO/ Bajrami bën gjithçka mirë, barazimi vjen dhuratë nga Jordania në ”Air Albania”
Kombëtarja shqiptare e futbollit po luan një miqësore ndaj Jordanisë, si pjesë e përgatitjeve të saj në rrugëtimin në kualifikueset e Botërorit 2026. Pas fitores me Serbinë, trajneri Silvinjo ka vendosur të bëjë ndryshime të mëdha në formacionin e kuqezinjve në krahasim me ndeshjen në Leskovac, duke u dhënë mundësinë të tregojnë veten edhe futbollistëve që kanë luajtur më pak në ndeshjet e fundit.
Komenti Live:
43′ Asllani tenton me një gjuajtje brenda zonës, por topi devijohet nga mbrojtësi.
40′ GOOOL Shqipëria 1-1/ Bajrami lëviz bukur në zonë dhe pason për Dakun, por Mo Abualnadi e arrin përpara dhe e çon topin në rrjetën e tij.
27′ Gol Jordania 0-1/ Një krosim në zonën kuqezi nuk largohet siç duhet, me Al-Rashdan që godet me kokë dhe tund rrjetën.
24′ Asani tenton sërish me një goditje nga distanca, por kësaj radhe topi shkon shumë larg kuadratit.
21′ Daku merr një top në zonë dhe godet, por ndalet nga Abulaila. Topi rikthehet te Bajrami, i cili nuk gjen dot kuadratin me tentativën e tij.
18′ Al-Tamari përfiton nga një gafë në mbrojtje dhe del i vetëm përballë Dajsinanit, me këtë të fundit që shmang golin e sigurt.
16′ Asani provon me një gjuajtje nga distanca, por tentativa e tij ndalet nga Abulaila.
10′ Asani hedh një krosim drejt zonës, por Daku nuk e arrin dot, me topin që përfundon në duart e Abulaila.
4′ Asllani hedh një krosim të rrezikshëm në zonë që devijohet nga Nasib, duke rrezikuar autogolin, por portieri Abulaila arrin ta kontrollojë topin.
1′ Nis sfida në “Arenën Kombëtare”!
FORMACIONET ZYRTARE
SHQIPËRIA: Dajsinani, Balliu, Mihaj, Gjimshiti, Mitaj, Asllani, Shehu, Bajrami, Asani, Hoxha, Daku.
Trajner: Silvinjo.
JORDANIA: Abulaila, Saden, Nasib, Al-Hourani, Abualnadi, Abu Hashish, Al-Kuraishi, Al-Rashdan, Al-Tamari, Alnaimat, Oluan.
Trajner: Xhamal Sellami.
KOHA JONË SONDAZH

