Video/ Dëmtimi horror, mesfushori i talentuar humb “festën” e futbollit Europian

Nicolo Zaniolo pësoi mbrëmjen e djeshme një dëmtim horror në sfidën Roma-Juventus e cila përfundoi 1-2.

Pas një aksioni individual mesfushori 20-vjeçar u ndal me faull nga mbrojtësi holandez Matijs De Ligt. Zaniolon u pa me lot në sy dhe kërkoi menjëherë zëvendësimin, duke lënë fushën në barelë. Mesfushori u transportuar menjëherë në klinikën Villa Stuart, për të kryer ekzaminimet e para, por paraprakisht dyshohet për një dëmtim në gju, që mund ta lërë gjatë jashtë fushave fantazistin 20-vjeçar.

Sipas mediave italiane futbollisti i Romës pritët të mungoi disa muaj dhe në këtë mënyrë me shumë gjasa do të mungoi në Europinin e këtij viti me kombëtaren “axurre”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama
Nicolò Zaniolo World Class Skill vs Juventus!

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?