VIDEO/ Është montazh? Fotoja e sërfistit në Paris 2024 bën xhiron e rrjetit, mësohet e vërteta

Festimi i një sërfisti pasi kishte kryer provën e tij në Lojërat Olimpike ”Paris 2024”, është kthyer në foton e ditës dhe po qarkullon rrjetin, pasi duket si një fotomontazh.

Aty shfaqet braziliani Gabriel Medina, i cili 10 mijë milje larg Francës, në Tahiti ku po kryhen garat e sërfit për aktivitetin, dhuroi një provë spektakolare në një dallgë.

Ai mori notën rekord 9,9 nga 10 të mundshme për paraqitjen e tij dhe e kuptoi menjëherë që kishte bërë diçka të jashtëzakonshme, duke kërcyer mbi dallgë bashkë me sërfin e tij.

Swiss Digital Desktop Reklama

Një fotograf shkrepi pikërisht momentin kur Medina është në ajër duke bërë më duart lart dhe kjo foto është bërë simbol i Olimpiadës duke qarkulluar me shpejtësi në rrjetet sociale.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?