VIDEO/ Gafa e vitit vjen nga lojtari më i mirë i botës Cristiano Ronaldo

Në minutën e 26’ të ndeshjes Celta Vigo- Real Madrid të vlefshme për Kupën e Mbretit, ylli i kësaj skuadre Ronaldo ka shpërdoruar një rast të pastër për të kaluar në avantazh madrilenët.

Pas një krosi të ardhur nga Casemiro në anësore, portugezi në fillim godet topin me kokë, dhe pasi portieri ia riktheu sërish topin në këmbë, Cristiano Ronaldo e kishte portën fare të boshatisur me portieren të shtrirë në tokë në krahun tjetër.

E megjithatë ai goditi topin në shtyllë, e humbi mundësinë për t’i hapur shpresat e Los Blancos për kualifikim të mundshëm pas humbjes 2-1 në ndeshjen e parë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Humbjen e numrit 7 të Real Madrid, e shfrytëzuan më së miri vendasit e Celta-s të kaluan sërish në avantazh falë një autogoli të Danilos.

Swiss Digital Mobile Reklama
/BW

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?