VIDEO/ Gjak për hundësh dhe gërvishtje, sherr në stërvitjen e Arsenalit
Plas tek Arsenali. Dy futbollistë janë përplasur me njëri-tjetrin, sikurse raporton The Athletic. media britanike shkruan se të premten ka pasur një zënkë mes David Luiz dhe Dani Ceballos.
Braziliani raportohet se e ka goditur spanjollin në hundë, ndërkohë që ai është gërvishtur dhe ka pasur rrjedhje gjaku. të dy lojtarët kanë kërkuar falje të martën, kur ekipi u kthye në stërvitje.
Exclusive: Tensions boiled over in Arsenal training Fri as Luiz hit Ceballos on nose, with scratch drawing blood. When squad returned Tue both apologised + group have continued as normal. #AFC will hope fighting spirit is channeled positively! @TheAthletic https://t.co/7JjNc5eGWh
— David Ornstein (@David_Ornstein) November 19, 2020
ZËNKA E MËPARSHME
Spanjolli ka qenë protagonist edhe në muajin shtator, para derbit me Fulham. Ceballos dhe Eddie Nketiah u kapën mes tyre gjatë nxehjes, kur po luanin në kuadrat.
Spanjolli ndërhyri keq ndaj shokut të skuadrës dhe me shumë mundësi mori ndonjë ofendim nga Nketiah. Më pas pati shtytje dhe goditje me top. Shokët e skuadrës ndërhynë për të qetësuar talentin e Anglisë U21 dhe Ceballos.
You don’t see this every day 👀
Dani Ceballos and Eddie Nketiah got into a heated exchange during a pre-match training routine 👜 pic.twitter.com/u1qMPuZ8Ux
— Football on BT Sport (@btsportfootball) September 12, 2020
/abcnews.al