VIDEO/ Hauge si Maradona, norvegjezi i Milanit dhuron “show” në San Siro

2-2 u mbyll pjesa e parë e Milan-Celtic, ndeshje për llogari të Europa League. Kuqezinjtë rikuperuan disavantazhin e dyfishtë, teksa në minutën e 50-të kanë kaluar në avantazh.

Eurogol i Jens Hauge, talentit norvegjez. 21-vjeçari u nis bukur nga e majta, dribloi kë i doli para dhe dërgoi topin në rrjetë me një goditje shumë të bukur.

Festë te kuqezinjtë, që i gëzohen kryeveprës së sulmuesit nordik, i cili kalon Milanin në avantazh dhe gjen golin e dytë në Europa League.

/abcnews.al

SHKARKO APP