VIDEO/ Karius nuk mëson kurrë, bën gafën fatale

Fantazmat e finales së UEFA Champions League të vitit 2018 kanë nisur të shfaqen në memorien e Loris Karius.

Ish gardiani i Liverpool ka bërë një tjetër paraqitje të shëmtuar, këtë herë në miqësoren mes Besiktas dhe Altınordu, e cila përfundoi në barazim 2-2.

Belgu tentoi të kap në duar sferën e krosuar nga e majta, por fatkeqësisht i rreshkiti, duke përfunduar në rrjetë. Një skenë e ngjashme me golin e 3-1 shënuar nga Gareth Bale në sfidën e Champions mes Realit dhe Liverpool.

Swiss Digital Desktop Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?