VIDEO/ Kryevepra rekord e Runit në shtesë shpëton Junajtid nga humbja

Mançester Junajtid nuk ka arritur të marrë më shumë se një pikë në duelin e djeshëm ndaj Stouk Sitit, ku i është dashur të presë deri në minutat shtesë për një kryevepër të Uejn Runit për të siguruar të paktën një pikë pasi thuajse gjatë gjithë ndeshjes ishte në ndjekje të vendasve pas autogolit të Mata.

Runi, i aktivizuar vetëm në minutën e 67 pikërisht në vend të mesfushorit spanjoll, tregoi klasin e tij me një goditje dënimi të jashtëzakonshëm në fundin e ndeshjes, duke dërguar topin në rrjetë për të shënuar rekordin e ri si golashënuesi më i mirë në historinë e Mançester Junajtid. Ai arriti 250 golat me fanellën e “djajve të kuq”, duke kaluar legjendën Sër Bobi Çarlton.

Rezultatet
Liverpul-Suonsi 2-3
55’, 69’ Firmino / 48′, 52’ Jorente, 74′ Sigurdson

Swiss Digital Desktop Reklama

Bërnmuth-Uotford 2-2
48’ King, 82’ Afobe / 24′ Kabasele, 64′ Dinei

Swiss Digital Mobile Reklama

Kristal Palas-Everton 0-1
87′ Koleman

Midëllsbrou-Uest Hem 1-3
27’ Stuani / 9′, 43’ Keroll, 90’+3’ Stuani

Stouk-Mançester Junajtid 1-1
19’ (ag) Mata / 90’+4’ Runi

Uest Bromuiç-Sandërlend 2-0
30’ Fletçer, 36’ Brant/panoramasport

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?