VIDEO/ Miqësorja me Ukrainën, ekipi kuqezi zhvillon seancën e parë stërvitore në Valencia
Ekipi kuqezi ka mbërritur pasditen e djeshme në Valencia, ku do të vijojë përgatitjet për ndeshjen miqësore të 31 marsit ndaj Ukrainës. Djemtë e drejtuar nga trajneri Sylvinho ka zhvilluar seancën e parë stërvitore, duke u përqendruar në ushtrime fizike, qarkullimin e topit dhe skema taktike
Grupi i 24 lojtarëve ishte i plotë dhe janë në gjendje të mirë fizike. Dje nga grumbullimi u larguan Arlind Ajeti për shkak të dëmtimit dhe Ylber Ramadani i cili pret të bëhet baba për herë të dytë.
Kujtojmë se të enjten Shqipëria humbi 2-1 në Varshavë kundër Polonisë duke i dhënë fund ëndrrës për të marrë pjesë në Botërorin 2026 që zhvillohet nga 11 qershori deri më 19 korrik në SHBA, Meksikë dhe Kanada. Ndeshja miqësore Ukrainë – Shqipëri do të luhet më datë 31 mars, ora 20:45 në “Estadi Ciutat de València”, Spanjë.

KOHA JONË SONDAZH

