Video/ Në Japoni ndodh e pabesueshmja! Portieri pëson dy gola nga mesi i fushës në vetëm 1 minutë

Të gjithë kemi mundur të shikojmë gola të jashtëzakonshëm nga distanca të jashtëzakonshme, por kjo që ka ndodhur në Japoni i ka kaluar kufijtë e imagjinatës së çdo tifozi!

Në J2 League të ishujve niponikë, skuadra e Montedio Jagamatës ka mundur të shënojë dy gola nga mesi i fushës duke e vendosur në një pozitë qesharake portierin e skuadrës së Ehimes, Masahiro Okamoto. Goli i parë u shënua në minutën e 61-të nga Shun Nakamura, ndërsa në të 62-ën shënoi Tatushiro Sakomoto. Jagamata e fitoi krejt takimin me shifrat 3-0.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama
Two goals from halfway in 90 seconds in Japanese football match

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?