VIDEO/ Rast i çuditshëm në Ruandë, bën magji në fushë dhe shënon gol. Ndërhyn edhe federata…

Një ndeshje futbolli në kampionatin e Ruandës bëri që të fillonte një debat i madh në vendin afrikan, aq sa Federata e Ruandës vendosi të ndalonte rreptësisht përdorimin e magjisë në kampionat, duke kërcënuar me humbje në tavolinë dhe gjobë të majme.

Për ne janë histori tepër të çuditshme për të ndodhur, por në Afrikë janë më se normale.

Në mesin e këtij muaji luhej Muktura Viktori-Rajon Sports, me miqtë që kryesojnë kampionatin dhe ishin duke humbur.

Swiss Digital Desktop Reklama

Musa Kamara për miqtë goditi traversën në minutën e 39-të dhe në shtesën e pjesës së parë diçka bëri te shtylla e portës kundërshtare, aq sa lojtarët kundërshtarë ju vunë pas ta kapnin, pa sukses.

Swiss Digital Mobile Reklama

Qartësisht, një rit magjie, me ndonjë gjë të derdhur te porta kundërshtare për të hequr syrin e keq. Si me magji, i njëjti futbollist, sapo nisi pjesa e dytë gjeti golin e barazimit për kryesuesit.

 

/BW

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?