FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

VIDEO/ Rrëfimi drithërues i shokut të Ballistit: Ai do vrasë veten nëse ekstradohet në Serbi

Miku i Ballist Morinës, Indrit Murati ka shprehur revoltën e tij në një intervistë për emisionin ‘Zonë e Lirë’.

“Ballist Morina është i gatshëm të vrasë veten nëse ekstradohet në Serbi. Rasti i tij na ka turpëruar. Me rastin e Ballist Morinës ne treguam që jemi patriotë vetëm në “Facebook””, kështu tha Indrit Murati, miku i Ballist Morinës dje në “Zonë e Lirë”.

Sipas Muratit akuzat për “nxitje të racizmit dhe dhunës në stadium”, nuk qëndrojnë pasi në atë flamur është shkruajtur“Autoktonus”, që do të thotë zot në këtë vend, nuk është shkruajtur Shqipëri etnike.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Ballistit i ndodhi një fatkeqësi, babai i tij ndërroi jetë dhe u detyrua të vijë nga Italia, ku ai jeton me gruan dhe fëmijët e tij dhe erdhi në Kukës. Kur tentoi të ikte sërish në Itali, nuk e ka patur pasaportën pas urdhër-arrestit nga Iterpolit. Është bërë gjyqi dhe është marrë vendimi për ekstradimin e tij në Beograd me akuzën “nxitje e racizmit dhe e dhunës në stadium”. Këto akuza nuk qëndrojnë se aty nuk ka asgjë për racizëm se në flamur është shkruajtur “Autoktonus”, që do të thotë zot në këtë vend, nuk është shkruajtur Shqipëri etnike”, tha Murati.

Swiss Digital Mobile Reklama

Miku i Morinës tha se ka kontaktuar me të dhe sipas tij ka rrezikshmëri të lartë që ai të vrasë veten nëse ekstradohet.

“Ai nuk ka frikë nga asgjë se ai kur bëri atë që kishte rrezikshmëri… Ai s’ka bërë asnjë krim. Unë e njoh dhe asnjë shqiptar i vërtetë s’do ta pranonte të bjerë në duart e armikut i gjallë. Ai është i gatshëm të vrasë veten. Rasti i Ballist Morinës na ka turpëruar. Me rastin e Morinës ne treguam që jemi patriotë vetëm në “Facebook”, dhe nëse do të kishte një Luftë të Tretë Botërore në internet ne shqiptarët do ta kishim fituar se në internet jemi të gjithë të paparë”, shtoi Murati.

Ismail Morina, i njohur si Ballist Morina është personi që ngriti dronin me flamurin shqiptar, ku shkruhej “Autoktonus”, gjatë ndeshjes Serbi-Shqipëri në Beograd.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?