VIDEO/ Sherr masiv në Tiranë, përleshen tifozët e Tiranës dhe Shkodrës
Një sherr masiv mes disa të rinjve ka ndodhur pasditen e sotme metra larg kryqëzimit të Laprakës, në Tiranë.
Raportohet se në sherr janë përfshirë tifozët e Tiranës me ata të Shkodrës të cilët do të ndiqnin një ndeshje basketbolli në ambientet e Pallatit të Sportit, “Asllan Rusi”.
Bëhet fjalë për finalen e Kupës së Shqipërisë.
Policia ka mbërritur në vendngjarje.
Kanë qënë tifozët ata që janë bërë protagonistë të këtij sherri, të cilët janë përleshur fillimisht jashtë dhe më pas brenda ambienteve të pallatit të sportit.
KOHA JONË SONDAZH

